English

Kontingjenti i Policisë Turke që shërben në Kosovë ndihmoi 35 familje

Vushtrri, 6 shtator NOA - Policia Turke që shërben në Kosovë ka ndihmuar disa familje gjatë muajit të Ramazanit.

Kontingjenti i Policisë Turke që shërben në Kosovë ka ndihmuar rreth 35 familje në qytetin e Vushtrrisë me pako ushqimore.

Bashkëpunimi i mirë i këtij kontingjenti policor me Shoqatën "Çeshme" në Vushtrri,

ka ardhur deri tek këto ndihma të cilat ju kanë dorëzuar familjeve nevojtare.

Pjesëtarët e kontingjentit të Policisë Turke me këtë rast u shprehën se ndjehen të lumtur që gjatë muajit të Ramazanit po i ndihmojnë disa familje me pako ushqimore. h.i/NOA

KOMENTE