English

Maqedonia dhe Bullgaria sot ditë zie kombëtare për viktimat e tragjedisë së Ohrit

Maqedoni, 6 shtator, NOA - Qeveria e maqedonisë dhe ajo bullgare kanë shpallur sot dite zie kombëtare në nder të viktimavë në tragjedinë e ndodhur dje në liqenin e ohrit.

Ndërkohë që rritet bilanci i të vdekurve i cili ka arritur në 22 sipas mediave vendase.

Anija e mbytur ditën e djeshme në liqenin e ohrit ishte nisur drejt manastirit të Shën-naumit me 74 turistë bullgarë në bord e cila është mbytur pak minuta pas nisjes së saj nga bregu.

Pas tragjedisë kanë ardhur dhe reagimet e menjëhershme nga qeveritarët maqedonas ku u pezulluan të gjitha aktivitetet dhe më pas dorëheqja e Mile Janakieski ministër i transporteve të maqedonisë.

Sipas të dhënave të medive maqedonase vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e mbytjes se anijes turistike "Ilinden" e cila u mbyt dje ne liqenin e Ohrit.

f.sh/NOA

KOMENTE