Tiranë, 6 shtator NOA - Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku ka denoncuar një skandal të quajtur prej tij, ku përfshihet Edi Rama.
"Jam sot këtu për të denoncuar një nga skandalet e paturpshme të Edvin Ramës i cili ditën publikisht përgatit dhe shpërndan letra për gjoja kushte që do të lejonin PS-në të hynte në Parlament ndërsa natën mesazherët i dërgon që të interesohen për lejet e ndërtimit në KRTRRSH.
Kjo tregon edhe një herë se Kryetari në detyrë i PS të gjitha interesat e tij politike e jo politike vazhdon ti këtë të lidhura vetëm me lejet e ndërtimit dhe përfitimet abuzive nga këto leje" deklaroi Paloka.
"Ekziston një etikë në marrëdhëniet midis politikanëve shqiptarë që mesazhet jo zyrtare të mos bëhen publike, por kur këto mesazhe arrin në nivel të tillë paturpësie sigurisht që ne nuk mund të heshtim.
Që nga moment i bllokimit të KRRT të Tiranës për Edvin Ramën, ky zotëri është detyruar të lëvizi gjithë gurët për të arritur marrëveshje jo për interesat e shqiptarëve dhe të elektoratit të tij por vetëm për interesat e tij personale" përfundoi Paloka.
k.k/NOA
Â
Â