Buenos Ajres, 6 shtator NOA-Pas humbjes së kombëtares argjentinase në ndeshjen e mbrëmshme me Brazilin, Diego Maradona, idhulli i futbollit botëror, dhe një ndër më të famshit lojtar të kombëtares së Argjentinës, Â premton se do ta çojë ekipin në Botërorin 2010 që do të mbahet në Afrikën e Jugut.
Por Maradona  vlerësoi se kjo do të arrihet vetëm me punë.
Maradona konfirmoi se do të mbetet në krye të argjentinasve.
Ai tha se humbja nga brazilianët nuk do ta "thyejë", por do ta motivojë që të punojë shumë për ta çuar Argjentinën në kampionatin në Afrikën e Jugut.
Mbrëmë Brazili e mundi Argjentinën 3:1, dhe për të 19-ën herë me radhë u kualifikua në finalet e botërorit.