Washington, 6 shtator NOA-Një këshilltar i presidentit amerikan Barak Obama ka dhënë dorëheqje për shkak të reagimeve që u shkaktuan nga disa deklarata të tij.
Që nga muaji mars, Van Xhons punonte për Këshillin për Cilësinë e Mjedisit në Shtëpinë e Bardhë.
Ai u vu në shënjestër të kritikave javën e kaluar kur u zbulua se në vitin 2004 pat nënshkruar një peticion, në të cilin sugjerohej përzierja e qeverisë amerikane në sulmet e vitit 2001 në Nju Jork dhe Uashington.
Gjithashtu ishte zbuluar se Xhons kishte përdorur fjalë të vrazhdëta për t'i përshkruar Republikanët.
Në arsyetimin e dorëheqjes së tij, Xhons tha se nuk dëshiron që t'i shpërqëndrojë përpjekjet e administratës për t'i miratuar reformat në shëndetësi dhe legjislacionin për ndryshime klimatike.