English

PBDNJ, Solis: Vendimi i PS-së për bojkot është i gabuar, Rama në krizë

Tiranë, 6 shtator NOA - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë për të Drejtat e Njeriut Leonard Solis e ka cilësuar si të gabuar vendimin e PS-së për të bojkotuar parlamentin e ri.

Në një deklaratë dhënë sot në mesditë për mediat, Solis ka thënë se vendimi i një dite më parë i Partisë Socialiste për të bojkotuar Kuvendin është një vendim i gabuar dhe kjo tregon se Rama është në krizë personale. "Kriza e Ramës është kthyer në krizë partiake dhe këtë krizë do ta bëjë edhe krizë institucionale me pasoja për vendin" tha Solis ndërsa shtoi se "PBDNJ do të jetë në Kuvend nesër gjatë hapjes së punimeve të tij për këtë legjislaturë". Ndërkohë që një çështje në diskutim e sipër e cilësoi Solis ftesën e kryeministrit Berisha për koalicion në qeverisje.

Ai tha se Kongresi i ardhshëm të PBDNJ-së do të mblidhet në fund të muajit shtator pas formimit të qeverisë.

k.k/NOA

KOMENTE