Tiranë, 6 shtator NOA - Vendimi i një dite më parë i Partisë Scialiste për të bojkotuar parlamentin e ri, ka sjellë sot reagimin e Partisë Demokratike e cila theksoi se Rama mori këtë vendim për interesa personale, duke dëmtuar lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë.
"PD duke dënuar edhe një herë këtë akt informon qytetarët shqiptarë se Edi Rama nuk është i preokupuar për socialistët e thjeshtë që i kanë mandatuar deputetët e tyre për të mbrojtur interesat e elektoratit socialist në parlament.
Kjo për arsyen se ai menaxhon grupin parlamentar më të pasur në Evropë.
Nga 60 e ca deputetë 21 prej tyre janë miliarderë, të cilët janë të shqetësuar vetëm për interesat e tyre" deklaroi sot zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli.
"Nga kjo kuptohet qartë se interesi i qytetarëve është interesi i fundit që ka në mëndje Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar milioner.
Kështu që PD duke denoncuar këtë politik të bojkotit të Z.Rama i garanton votuesve socialist se nuk janë interesat e tyre ato që shqetësojnë Edi Ramën por interesat miliardere të grupit të tij, të njëjtat interesa me të cilat ai udhëheq dhe drejton jo vetëm grupin parlamentar por edhe Partinë Socialiste" përfundoi Mëhilli.
k.k/NOA