Birmingem, 6 shtator NOA-Policia angleze njoftoi se në qytetin Birmingem janë arrestuar 90 persona pas përleshjeve me motive racore.
Sipas policisë, dhuna është shkaktuar kur mitingu kundër islamizmit ekstremist nxiti tubimin e demonstratave rivale.
Njoftohet se rreth 200 njerëz kanë marrë pjesë në zënkën ndërmjet grupit që i kundërvihet ekstremizmit islamik në Britani dhe grupit të aktivistëve antifashistë me origjinë nga Azia jugore.
Â
Â