Tiranë, 6 shtator. NOA - Një ditë pas tragjedisë së ndodhur në liqenin e Ohrit ku humbën jetën 22 turistë bullgarë ka ardhur dhe reagimi i presidentit të republikës, Bamir Topi i cili i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij bullgar, Georgi Parvanov.
Në letrën e dërguar topi shkruan: "Me keqardhje dhe hidhërim të thellë mësova për aksidentin tragjik të fundosjes së anijes turistike "Ilinden" në ujrat e Liqenit të Ohrit me 73 persona në bord, pjesa më e madhe e të cilëve ishin qytetarë bullgarë. Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, më lejoni t'ju përcjell ju si kryetar i shtetit bullgar dhe nëpërmjet jush familjarëve të të gjitha viktimave ngushëllimet më të thella e të sinqerta për këtë humbje të rëndë! Ju lutem, pranoni zoti president, ndjenjat e mbështetjes dhe solidaritetit të sinqertë të popullit shqiptar në këto momente të rënda të kësaj tragjedie njerëzore."
Ky ka qënë dhë mesazhi ngushëllues i presidentit Topi dërguar homologutbullgar Parvanov.
Presidenti Topi i ka shprehur ngushëllimet presidentit bullgar dhe familjarëve të viktimave si dhe mbështetjen e popullit shqiptar për këtë tragjedi.
f.sh/NOA