Prishtinë, 6 shtator NOA-Partia Social-Demokrate kërkoi sot nga institucionet e Kosovës që ta ndryshojnë trasenë e autostradës Vërmice-Merdare dhe që ajo të ketë trajektoren Vërmic-Lypian-Konçul (apo Dheu i Bardhë).
Zëdhënësi i PSD-së, Gëzim Kasapolli tha se kjo trase do të mundësonte zhvillimim më të hovshëm ekonomik të vendit.
"Kjo për shkak se nëpërmjet kësaj arterie rrugore do të lidhet me autostradën Selanik-Kumanovë-Beograd-Zagreb, e më tutje në Evropë dhe do të ketë mundësi shumë më të lehta dhe ekonomikisht të daljes në Portin e Durrësit", u shpreh Kasapolli.