Itali, 6 shtator, NOA - Një sherr banal në çift ka përfunduar me vdekjen e shqiptares Emine Hyseni, 58 vjeç e cila është qëlluar për vdekje nga bashkshorit i saj Italian.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kuneo të shtetit fqinj ku si pasojë e mosmarrëveshjeve në çift 58 vjeçarja ka mbetur e vdekur nga goditja me armë zjarri në banesën e saj pas konfliktit që kishte pasur me bashkëshortin.
Sipas mediave Italiane policia ka shkuar menjëherë në vendngjarjë ku ka bërë të mundur dhe arrestimin e autorit Emeto Armando.
f.sh/NOA