English

Sulmet i NATO-s në Afganistan, humbin jetën 125 viktima

 Kabul, 6 shtator NOA-Bilanc i ri edhe me tragjik i bombardimeve të NATO-s gjatë ditës së premte në Afganistan.

Sipas të dhënave, 125 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve 20 civilë.

Sulmi ndodhi në datën 4 shtator në Kunduz.

Washington Post thekson se avionët e NATO-s bombarduan dy autocisterna të rrëmbyera nga talebanët.

Gjatë bombardimit u mendua se përreth çisternave ndodheshin vetëm talebanë por gjithçka rezultoi e gabuar pasi në sulm humbën jetën edhe dhjetëra civile.

Kjo ngjalli edhe reagimin e presidentit Hamid Karzai, i cili kërkoi që forcat ndërkombëtare të jenë më të kujdesshme gjatë aksioneve.

KOMENTE