English

Takimi i BE-së në Stokholm: Ballkani, shumë shpejt në familjen evropiane

Stokholm, 6 shtator NOA-Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të vazhdojë, ndërsa Suedia, si kryesuese e radhës, do të përpiqet, që i gjithë Ballkani Perëndimor, të futet në një fazë të re të afrimit me BE-në.

Deklarata u bë sot nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe të Suedisë.

"Dëshiroj që Suedia të jetë në gjendje, që gjatë kryesisë së BE-së, gjatë disa muajve të ardhshëm, gjithë Ballkanin Perëndimor ta sjellë në një etapë të re të procesit për anëtarësim në BE", tha ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt, të shtunën në Stokholm, pas një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana, tha se takimi i sotëm i ministrave të jashtëm të BE-së, me vendet kandidate, Kroacinë, Maqedoninë dhe Turqinë ishte shumë i frytshëm.

KOMENTE