English

Zgjedhjet e parakohshme në Greqi, Karamanlis premton përmirësim ekonomik

Greqi, 6 shtator NOA - Zgjedhjet e parakohshme që po do të mbahen në Greqi kanë aktivizuar për fushatë edhe kryeministrin aktual grek Kostas Karamanlis.

Kasamanlis ka propozuar dje reforma të thella për të reduktuar shpenzimet publike dhe për të zbutur një buxhet në rritje nëse fiton zgjedhjet që do të mbahen më 4 tetor.

Në një fjalim të rëndësishëm ekonomik në Selanik, Karamanlis tha se do të ngrinte rrogat dhe punësimin në sektorin publik dhe tha se është i angazhuar të çojë më tej privatizimin e firmave shtetërore.    Â

Para fjalimit të tij, mbi 10 mijë vetë u mblodhën në qendër të qytetit për të marrë pjesë në disa tubime për të protestuar ndaj politikave ekonomike të qeverisë.

Protestuesit kërkuan paga më të mira dhe zmbrapsjen e privatizimit.

k.k/NOA

KOMENTE