English

Zgjedhjet në Afganistan, shpallen të pavlefshme rezultatet në 500 qendra votimi

Kabul, 6 shtator NOA-Autoritetet zgjedhore në Afganistan e kanë shpallur të pavlefshëm rezultatin në 447 qendra votimi.

Kjo u bë publike pas një hetimi për parregullsi në zgjedhjet presidenciale.

Komisioni Zgjedhor kishte marrë mbi 2000 ankesa për parregullsi gjatë votimit që u krye në 28 mijë qendra.

Kur janë numëruar dy të tretat e votave, presidenti aktual Hamid Karzai kryeson me afro 49%.

Rivali i tij më i afërt, ish-ministri i jashtëm, Abdullah Abdullah, ka marrë 32% të votave.

KOMENTE