English

Zhvillohet nesër takimi i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë

Bosnje-Hercegovinë, 6 shtator, NOA - Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal pritet të zhvillojë një takim mbi zhvillimin e Strategjisë Rajonale për Hulumtime dhe Zhvillim për Ballkanin Perëndimor më 7 shtator në Sarajevë.

Ky takim është një vazhdimësi e konferencës ministrore të organizuar më 24 prill 2009 nga republika çeke.

Ky takim ka si qëllim vlersimin e statusit aktual të projektit dhe diskutimin për hapat që do të hidhen në të ardhmen në zhvillimin e strategjisë rajonale.

Në këtë takim do të marrin pjesë ekspertë nga ministritë e shkencës dhe hulumtimeve të antarve të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal nga evropa juglindore ku përfshihet Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Serbi, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosova, antarët e institucioneve shkencore nga rajoni si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe grupeve të tjera të interesit.

Fjalën e hapjes në këtë takim do ta mbajë zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Jelica Miniq.

Strategjia Rajonale për Hulumtime dhe Zhvillim për Ballkanin Perëndimor ka për qëllim rritjen e njohurive, kapaciteteve të studiuesve dhe shkenctarëve nga ballkani perëndimor si dhe në gjithë evropën juglindore për të rritur bashkëpunimin e kërkimeve shkencore, arsimin dhe krijimin e grupeve rajonale ndërkufitare që t'i hapë rrugë krijimit të qendrave rajonale konkurruese.

Ky takim pritet të mbahet diten e nesërme në kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës, Sarajevë.

f.sh/NOA

KOMENTE