Durrës, 7 shtator, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 31-vjeçarin Agim Gjeta, lindur në Mirditë dhe banues në Durrës.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij është bërë pasi
duke udhëtuar me mjetin e tij "Fiat Punto" me targe BOT 04651 së bashku me pasagjeren Lumturie C, 27-vjeç, u konstatua se ajo ka rënë nga automjeti.
Aktualisht bëhet me dijeni se ajo ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit. Materialet e para hetimore i kaluan prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimi i mjetit pa dëshmi aftësie", vepër e parashikuar nga nenet 290/1 dhe 291 të Kodit Penal.
n.e/NOA