English

Berisha në Peshkopi: Të merren masat e menjëhershme që banorët të mos vuajnë pasojat

Peshkopi, 7 shator, NOA - Kryeministri Berisha ka mbërritur para pak minutash me helikopter në qytetin e Peshkopisë në zonën e goditur nga tërmeti mbrëmjen e djeshme.

Sapo ka arritur në Peshkopi ku ka inspektuar dhe zonën e prekur nga tërmeti kryeministri ka bërë një mbledhje me Shtabin e Emergjencës ku ka kërkuar të merren masa të menjëhershme që banorët e prekur nga tërmeti të mos vuajnë pasojat.

Kryeministri bëri thirrje që të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme që të mundësohen kushtet themelore të momentit siç është paisja e të pastrehëve me çadra.

f.sh/NOA

KOMENTE