English

Depresioni, 20-vjeçarja konsumon detergjent për larjen e rrobave

Durrës, 7 shtator, NOA - Eshtë paraqitur në mjediset e spitalit Ushtarak të Tiranës me simptomat e helmimit, 20-vjeçarja me inicialet A.T, lindur në Gramsh dhe banuese në Â Durrës, e cila pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, nga deklarimi i vetë të dëmtuarës, rezulton se A.T pasdite e ndodhur e vetme në banesë ka kaluar në gjendje depresioni si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike dhe ka konsumuar detergjent për larjen e rrobave me qëllim për t'i dhënë fund jetës.

U kryen veprimet e para proceduriale për t'i kaluar prokurorisë së Durrësit për veprën penale "Tentativë vetëhelmimi", vepër penale kjo e parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE