Durrës, 7 shtator, NOA - Forcat e policisë kanë kryer në flagrancë arrestimin e 23-vjeçarit Arben Abazaj dhe Irakli Cuka, që të dy banues në Tiranë.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen Plazh të Durrësit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një person tjetër, kanë tentuar të vjedhin 8 kuti me pllaka majelike dhe 3 kuti boje plastike 15 litroshe në pallatin në ndërtim në pronësi të E.Shalës.
Ndërkaq, shërbimet e policisë pasi bënë të mundur edhe identifikimin e personit të tretë në këtë vjedhje, realizuan kapjen e Petrit Metës, 35-vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.
Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Vjedhjes së mbetur në tentativë" parashikuar nga neni 134/2 dhe 22 të Kodit Penal.Â