Venezia, 7 shtator NOA-Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez ka mbërritur në Venecie për të marrë pjesë në premierën botërore të një filmi dokumentar që bën fjalë për të.
Çavez u paraqit në Festivalin e Filmit bashkë me Oliver Stoun, regjisorin e filmit "Në jug të kufirit".
Stoun tha se dokumentari i tij synon të ilustrojë ndryshimet pozitive në Amerikën e Jugut në vitet e fundit, dhe t'u përgjigjet sulmeve të mediave amerikane kundër Çavezit.
Çavez u tha gazetarëve në Venecia se "ajo që po ndodh në Amerikën Latine është si Renesansa".