Lezhë, 7 shtator, NOA - Pranë policisë së Lezhës janë paraqitur Gjovalin Nikolli, banues në lagjen "Gurra" të këtij qyteti dhe ka bërë denoncimin për zhdukjen e vajzës së tij 15-vjeçare Alda Nikolli.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ajo është larguar rreth orës 12.30 nga banesa pa dijeninë e asnjë pjesëtari të familjes së saj.
Nga ana e policisë është bërë shpallja në kërkim e 15-vjeçares, si e larguar nga banesa.
n.e/NOA
Â
Â