English

Mbledhja e Shtabit të Emergjencës: Çadra për të pastrehët e tërmetit në Peshkopi

Peshkopi, 7 shtator, NOA - Shtabi i Përgjithshëm i Emergjencave në qytetin e Peshkopisë ka përfunduar para pak minutash mbledhjen për situatën e ndodhur pas rënies së tërmetit mbrëmjen e djeshme.

Në këtë mbledhje ishte i pranishëm zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Pone dhe prefekti i rrethit Dibër.

Zëvendësministri i Brendshëm Pone tha se deri sot në orën 15:30 do të raportohet për të gjitha detajet pranë prefekturës së rrethit Dibër dhe se ky është afati i fundit për të marrë situatën nën kontroll.

Gjithashtu mësohet se do të bëhet një inspektim në të gjitha shkollat e këtij rrethi si dhe furnizimi me ushqime dhe do të ngrihen çadra për të gjithë të pastrehët e mbetur nga tërmeti i mbrëmshëm në Peshkopi.

Gjithashtu do të dërgohen dhe autoambulanca për t'u ardhur në ndihmë të lënduarve nga tërmeti.

f.sh/NOA

KOMENTE