English

Nis punimet Kuvendi i ri i Shqipërisë, mungojnë deputetët e opozitës

Tiranë, 7 shtator NOA UPDATE-Kuvendi i Shqipërisë nisi sot pasdite punimet e seancës së parë të legjislaturës së 18-të të tij.

Nga 140 deputetë, 79 janë ligjvënës që hyjnë për herë të parë në sallën e Kuvendit, nga të cilët 40 janë nga Partia Socialiste e opozitës dhe 36 nga Partia Demokratike.

Fjalën e hapjes së punimeve të legjislacionit të ri e ka mbajtur deputeti i PD, Fatos Beja. Pasi ka përshëndetur e u ka uruar punë të mbarë deputetëve në misionin e tyre, Beja ka lexuar emrat e të gjithë deputetëve të rinj të parlamentit.

Por në shumicën e kohës hasi me prezencë boshe pasi mungonin deputetët e opozitës.

Deputetët socialistë vendosën të bojkotojnë seancën e parë të Kuvendit si qëndrim kundërshtues ndaj asaj që ata e quajnë standarde të ulta të zgjedhjeve të fundit, të papranueshme, sipas tyre, për një vend anëtar të NATO-s.

Socialistët kanë deklaruar se do të kenë marrëdhënie të kushtëzuara me Kuvendin, ndërsa demokratët e quajnë të gabuar e jo konstruktiv qëndrimin e deputetëve socialistë.

Presidenti i Republikës Bamir Topi u bëri thirrje deputetëve të bashkëpunojnë për hir të interesave madhore të integrimit evropian.

Ai bëri vlerësimin e parë të tij për zgjedhjet e 28 qershorit të cilat ai i quajti të denja për një vend anëtar të NATO-s.

KOMENTE