Tiranë, 7 shtator NOA-Kryeministri Berisha mblodhi sot grupin e ri parlamentar të Partisë Demokratike, të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit.
Në fjalën e tij, i Berisha theksoi se institucioni themelor i shtetit, Parlamenti i Shqipërisë, ka sot përfaqësuesit më dinjitoz dhe ka përbërjen më të mirë në tërë historinë e tij të pluralizmit politik.
Edhe kjo sipas tij është një arritje madhore.
Por kreu i koalicionit fitues nuk harroi t'i bëjë thirrje opozitës t'i bashkohet deputetëve të tjerë për të çuar përpara reformat për integrimin e vendit në familjen evropiane.
"Unë e garantoj opozitën se do të bashkëpunojmë me frymë të hapur, konstruktive, se zëri i saj do të dëgjohet dhe se së bashku me mazhorancën ajo do të jetë bashkautorë e reformave të mëdha që do të çojnë Shqipërinë me shpejtësi drejt Bashkimit Evropian", theksoi Berisha.
m.i/NOA