English

Policia greke qëllon në drejtim të dy emigrantëve shqiptarë, një vritet dhe tjetri plagoset

Greqi, 7 shtator. NOA - Një operacion policor mëngjesin e sotëm në Greqi ka përfunduar me vdekjen e një shqiptari dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë Greke dy shqiptarët akuzoheshin për serial vjedhjesh të ndodhura 6 muajt e fundit në disa supermarkete të Greqisë.

Burime të policisë së Athinës bëjnë të ditur se operacioni ka ardhur si rezultat i vjedhjeve të shumta që kanë ndodhur kohët e fundit në këtë vend.

Gjithashtu mësohet se emigranti shqiptar mbeti i vdekur gjatë operacionit të policisë pasi nuk i është përgjigjur thirrjes së tyre për tu dorëzuar.

Ndërkohë që emigranti tjetër ka mbetur i plagosur dhe ka arritur t'i shpëtoje forcave të policisë Greke të cilët nuk bëjnë të ditur emrat e tyre.

f.sh/NOA

KOMENTE