Dibër, 7 shtator, NOA - Në të gjitha komunat e prekura nga tërmeti i ditës së djeshme, do të ngrihen komisione të posaçme të cilat do të merren me verifikimin e dëmeve të shënuara prej tij.
Lajmi bëhet i ditur nga prefekti i rrethit të Dibrës, Xhaferr Seiti, sipas të cilit në orën 10.00 do të mblidhet shtabi i emergjencës për të diskutuar mbi situatën urgjente që është krijuar si pasojë e tërmetit prej 7 ballësh në disa zona të Peshkopisë.
"Do të ngrihet komision në të gjitha komunat që të identifikojnë edhe dëmet, për t'i vlerësuar ato. Deri tani, dimë se kemi të shkatërruara 6 shtëpi në Shupenzë, 3 në komunën e Gjoricës dhe 1 në Ostren", është shprehur prefekti i Dibrës.
Ai bën me dijeni, se nuk ka asnjë të lënduar nga ky tërmet, ndërsa banorët e zonës tregojnë se ky ka qenë tërmeti më i rënë ndonjëherë që nga viti 1979.
n.e/NOA