Prishtinë, 7 shtator, NOA - Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ritheksuar bindjen se ndërtimi i autostradës Merdarë-Vërmicë do të përfundojë gjatë qeverisjes së tij. Ai tha se ky projekt nuk është iniciuar nga qeveria aktuale dhe se e tëra çfarë mund të bëjë kjo qeveri është vetëm fillimi i realizimit të këtij projekti.
"Këtë autostradë e ka iniciuar Ibrahim Rugova dhe projektin e kësaj autostrade e kemi krye gjatë qeverisjes sime. Në atë kohë kemi paguar një kompani gjermane për vizibilitet, gjitha këto tjerat janë si këto spotet e fundit Kosova C, Kosova Re. T'ju them të drejtën ne si aleancë nuk e kemi ndërmend me marrë ndonjë pozicion kundër, le të fillojë se po humbin shumë", theksoi Haradinaj.
Këto komente kreu i AAK-së, i ka bërë gjatë një gjatë një takim ku një grup i vullnetarëve të të rinjve i janë bashkuar këtij subjekti politik.
Organizata joqeveritare "Grupi i vullnetarëve" që tubon një numër të madh të rinjsh kanë vendosur që të jenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ky grup vlerëson se vetëm qeverisja Haradinaj do të mund të përmirësonte situatën në të cilën gjendet Kosova dhe t'i tejkalonte sfidat e saj.
Ata vlerësojnë se ka ardhur koha e fundit kur qytetarët e vendit duhet të jenë syçelë, pasi, sipas tyre, vendi është kapluar nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe shkelja e përditshme e Kushtetues nga ana e institucioneve të vendit.
Ndërsa, kryetari i AAK-së, Ramsh Haradinaj e shfrytëzoi edhe këtë rast për të hedhur kritika ndaj qeverisjes aktuale, e cila sipas tij, po i sjellë vendit vetëm humbje.
Ai shpalosi para këtyre të rinjve vizionin e "qeverisë Haradinaj". Ky grup i vullnetarëve i ka shprehur Haradinajt mbështetjen për organizmin e fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit.
NOA-INA
Â