English

Rikthehet në mision ushtari i prekur me virusin AH1N1 në Afganistan

Afganistan, 7 shtator, NOA - Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa ka zhvilluar një bisedë telefonike me komandën e trupave paqeruajtëse Shqiptare në Afganistan, për t'u njohur me ecurinë e gjendjes shëndetësore të ushtarit Shqiptar të prekur nga virusi A1H1N.

Komandanti i misionit Shqiptar në Afganistan ka siguruar Ministrin Oketa se gjendja shëndetësore e ushtarit është shumë e mirë dhe do t'i rikthehet ditën e nesërme detyrës së tij në misionin paqeruajtës. Ushtari Shqiptar në Afganistan ka përfunduar të gjithë trajtimin shëndetësor dhe ka dalë nga spitali Italian, në të cilin ndodhej prej disa ditësh.

Ndërkohë mësohet se 3 kolegët e tij që u izoluan për shkak të sigurisë, pas përfundimit të ekzaminimit shëndetësor dhe përgjigjes së tyre negative kanë rinisur detyrat e tyre në mision. Gjatë bisedës telefonike Ministri Oketa është interesuar për gjithë efektivin ushtarak, që ndodhen me mision paqeruajtës në Afganistan.

Sipas komandantit të trupave paqeruajtëse Shqiptare në Afganistan, Abaz Bregu, gjendja shëndetësore e të gjithë ushtarakëve është shumë e mirë, dhe deri tani asnjë prej tyre nuk ka shfaqur asnjë simptomë të këtij virusi.Â

Disa ditë më parë një prej ushtarakëve Shqiptarë që ndodhet me mision në Afganistan, u prek nga virusi AH1N1 dhe u trajtua në spitalin e komandës italiane.Â

f.sh/NOA

KOMENTE