Londër, 7 shtator NOA-Tre britanikë terroristë janë shpallur sot fajtorë për shkak se kanë komplotuar të vrasin mijëra njerëz duke i hedhur në erë aeroplanet transatlantike me eksploziv të lëngët.
Gjykata në Londër tha se Abdulla Ahmed Ali, Tanvir Husein dhe Asad Sarvar janë fajtorë sepse kanë konspiruar për t'i aktivizuar bombat e maskuara në pije freskuese.
Arrestimet e tyre në gusht 2006 bënë që të shtrëngohen masat e sigurisë në aeroporte.