English

Sulmi ajror në Afganistan, Gjermania hedh poshtë akuzat e fajësisë

Bon, 7 shtator NOA-Gjermania hedh poshtë kritikat ndërkombëtare se sulmi ajror në Afganistan ishte urdhëruar nga komandanti gjerman.

Por ajo i cilëson të drejta veprimet e tyre deri më sot.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Tomas Rabe tha se sulmi i kësaj jave në krahinën Kunduz mbi dy cisternat e rrëmbyera nga talebanët ishte "ushtarakisht i nevojshëm dhe korrekt".

Zyrtarët lokalë thanë se më shumë se 50 njerëz e humbën jetën në zonën afër kufirit me Taxhikistanin.

Të shtunën, ministrat e Bashkimit Evropian ishin kritikë ndaj sulmit, të cilin shefi i diplomacisë franceze Bernar Kushner e quajti "gabim të madh".

KOMENTE