English

Tërmeti në Peshkopi, mbetet i lënduar një fëmijë

Peshkopi, 7 shator, NOA - Termeti i rënë natën e kaluar me epiqendër në rrethinat e qytetit të Peshkopisë përveç dëmtimeve të shumta në materiale ka pasur dhe të lënduar në njerëz.

Sipas burimeve të Agjencisë së Lajmeve NOA mësohet se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit ka mbetur i lënduar një fëmijë nga fshati Catush i këtij qyteti.

Gjithashtu bëhet e ditur se fëmija ndodhet në spitalin e Peshkopisë dhe po merr mjekimin e duhur ku bëhet e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

f.sh/NOA

KOMENTE