Tiranë, 7 shtator, NOA - Partia Socialiste ka dalë në një deklaratë për shtyp lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Peshkopisë i cili u godit nga një tërmet me magnitudë 5,2 Shkalla Rihter.
Në deklaratën për shtyp të selisë rozë shprehet mbështetja dhe solidaritetii i saj me familjet e fshatrave të tronditura nga lëkundjet dhe që në të njëjtën kohë kanë pësuar dëme materiale.
Partia Socialiste i bën thirrje autoriteteve përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për të stabilizuar situatën në zonat më të goditura dhe për të dhënë ndihmën e nevojshme ndaj familjeve të dëmtuara, vazhdon më tej deklarata për shtyp e PS.
PS u bën thirrje të gjitha qeverive vendore socialiste të vihen në kontakt me drejtuesit lokal të zonës së dëmtuar dhe të kontribuojnë për gjithçka nevojitet. Kështu mbyllet dhe deklarata për shtyp e selisë rozë.
f.sh/NOA