Â
Prishtinë, 7 shtator NOA-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar një mesazh ngushëllimi edhe Presidentit të Republikës së Maqedonisë, George Ivanov, të cilit i shprehu ndjenjën e keqardhjes për aksidentin e rëndë në liqenin e Ohrit.
 Sipas zyrës për shtyp të presidentit, në mesazh thuhet shprehimisht:
"Me keqardhje të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik të fundosjes së anijes turistike "Ilinden" në Liqenin e Ohrit, me ç'rast humbën jetën 15 turistë që po e vizitonin vendin tuaj.
Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe në emrin tim personal, ju shpreh, z. President, ndjenjat e mbështetjes dhe të dhembjes së sinqertë për këtë tragjedi njerëzore", përfundon mesazhi i presidentit.
m.i/NOA