English

Afganistan, një tjetër sulm vetëvrasës, 3 të vrarë e 6 të plagosur

Afganistan, 8 shtator NOA - Sulmet vetëvrasës kanë goditur sërish Afganistanin.

Një ngjarje e tillë është regjistruar sot në mëngjes pranë një baze ushtarake në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, duke vrarë 3 civilë e plagosur 6 të tjerë.

Sipas autoriteteve vendase, talebanët morën përgjegjësinë për shpërthimin, nga i cili u plagos edhe një ushtar i forcës ndërkombëtare.

Aeroporti përdoret si nga civilët edhe nga trupat e huaja të dislokuara në atë vend. Autorietet thanë se shpërthimi ndodhi jashtë murit rrethues në anën ushtarake.

k.k/NOA

KOMENTE