English

Aksidentet, policia rrugore aksion kundër drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat

Tiranë, 8 shtator NOA - Mbarimi i sezonit veror dhe largimi i emigrantëve të cilët fajësoheshin për aksidentet rrugore të ndodhura, nuk ka penguar policinë të vazhdojë me masa të rrepta për të ulur ndjeshëm ngjarjet rrugore duke ndëshkuar në masë shkelësit e kodit rrugor.

Kështu Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, në kuadër të masave të marra për uljen e aksidenteve rrugore dhe zbatimit të përgjegjësisë ligjore, për mbikëqyrjen dhe drejtimin e trafikut rrugor në rrugët për përdorim publik, ka hartuar dhe po ndjek një plan masash të veçantë në drejtim të rritjes së sigurisë rrugore dhe në përputhje me legjislacionin rrugor. Zbatimi i këtij plani ka filluar në datën që prej ditës së djeshme dhe do të vazhdojë, duke ushtruar kontroll ndaj drejtuesve të mjeteve në respektimin e normave të Kodit Rrugor, në funksion të forcimit të masave për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve. Burime zyrtare nga policisë thanë se kontrollet po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Vetëm dje në Qarkun e Tiranës janë konstatuar dhe janë marrë këto masa administrative: Gjoba të vëna 868, me vlerë 939 000 lekë Gjoba në qytet 548, me vlerë 620 000 lekë Gjoba në linja 320, me vlerë 319 000 lekë Leje drejtimi të pezulluara 8 raste. Policia bëri me dije se kontrollet për të evidentuar shkelësit do të vazhdoje edhe në ditët në vijim.

k.k/NOA

KOMENTE