English

Biznesi në ethet e riklasifikimit

Nga Rajmonda LajthiaÂ

Tiranë, 8 shtator NOA - Administrata tatimore ka nisur një valë të re kontrolli për të riklasifikuar biznesin.

Në emër të konkurrencës së ndershme apo mbushjes së arkës së shtetit, ky proces do të kalojë në drejtorinë VIP, aty ku listohen bizneset me xhiron më të madhe, mbi 200 kompani.

Në një intervistë për NOA Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani premton se ky proces do të kryhet vetëm në bazë të xhiros, duke shmangur çdo subjektivizëm.Â

"Janë biznese që kanë kaluar pragun e xhiros vjetore prej 180 milion lekë. Për ne këto biznese nuk kanë një rritje kazuale të xhiros por janë ndërmarrje që kanë rritje konstante"- shprehet Papajani.

Bëhet fjalë për kompani ndërtimi, apo fabrika fasionistësh të cilët nga biznesi i madh do të klasifikohen biznes VIP. Komuniteti i biznesit nuk e ka mirëpritur këtë nisëm. Nëndrejtori i shoqatës së ndërtuesve Ilir Hebovija shprehet se është në të drejtë të tatimeve që të kryejnë këtë proces në rast se ata evidentojnë rast pas rasti kompanitë që duhet të ndryshojnë status.

Por në rastin konkret kemi të bëjmë me lista kompanish dhe sipas ndërtuesve kjo nisëm ndërmerret për të mbushur arkën e shtetit, tani në kohë krize. Â

Aktualisht janë 840 biznese që konsiderohen VIP, që kontribuojnë në 55% të taksave dhe tatimeve. Fondi monetarë Ndërkombëtarë ka sygjeruar që nga kjo drejtori duhet të mblidhen 60% e totalit.

Pjesë e riklasifikimit do të jetë dhe biznesi i vogël. Kush ka kaluar kufirin mbi 8 milion lekë në vit do të kalojë subjekt i tatimit mbi vlerwn e shtuar.

Papajani shpjegon se administrata që ai drejton është e bindur se ka shumë biznese të tilla që fshehin xhiron e vërtetë.

"Ka shumë bare apo restorante që arrijnë të kryejnë xhiro më të lartë se ajo që ka përcaktuar këshilli i ministrave dhe kjo situatë nuk duhet toleruar pasi ndikon në një konkurrencë të pandershme"- shprehet drejtori i tatimeve.Â

r.l/NOAÂ

Â

KOMENTE