Durrës, 8 shtator, NOA - Një grindje për motive të dobëta gati sa nuk i ka marrë jetën Luan Dollanit, 30-vjeç banues në Durrës i cili është goditur me thikë në pjesën e barkut nga  Leonard Bufi, 26-vjeç lindur në Pogradec dhe banues në lagjen nr. 8 Durrës.
Ngjarja ka ndodhur ditwn e djeshme në afërsi të banesës së Rrapo T, në Durrës.
Në grindje e sipër, 26-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur Luan Dollanin duke i shkaktuar dëmtimë të rënda në trup.
Sipas burimeve policore bëhet e ditur se Luan Dollani është transportuar për në spitalin e Durrësit ku i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal dhe aktualisht ndodhet në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu mësohet së është bërë i mundur arrestimi i autorit të ngjarjes nga forcat e policisë së Durrësit dhe materialet për hetime të mëtejshme i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje".
f.sh/NOA