Pingdinshan, 8 shtator, NOA - Një aksident i rënë i shtohet radhës së atyre që ndodhin rëndom nëpër minierat e Kinës.
Sipas të dhënave që përcjellin mediat kineze, nga aksidenti i radhës në një minierë të krahinës Henan u vranë 35 minatorë, ndërsa 44 të tjerë kanë mbetur të bllokuar në galeri. Aksidenti ndodhi para agimit si rrjedhim i një shpërthimi në minierën e qymyrit pranë qytetit Pingdinshan.
Shkaqet e shpërthimit ende nuk jepen, por thuhet se 14 minatorë arritën të shpëtonin duke dalë nga miniera. Minierat kinezë të qymyrit janë të njohura për rrezikshmërinë e tyre të lartë. Vetëm vitin e kaluar nga aksidente në miniera në Kinë gjetën vdekjen mbi 3 mijë minatorë.
n.e/NOA
Â