Ankara, 8 shtator NOA-Ministri kosovar i Shëndetësisë, Alush Gashi, ka nënshkruar sot në Ankara me autoritetet qeveritare të Republikës së Turqisë marrëveshjen e bashkëpunimit reciprok në shëndetësi.
Marrëveshja e nënshkruar sot parashikon shkëmbimin e informatave midis dy ministrive të shëndetësisë të dy shteteve, shkëmbimin e përfaqësuesve dhe specialistëve shëndetësorë, inkurajimin e pjesëmarrjes së specialistëve në konferenca dhe takime shkencore të organizuara nga palët si dhe bashkëpunimin për edukimin e vazhduar në shkencat e medicinës, bazuar në marrëveshje reciproke.
Marrëveshje parashikon edhe investime të Turqisë në Kosovë në fushën e shëndetësisë bazuar në Ligjin për partneritetin publiko privat.
Marrëveshja që do të vlejë për një periudhë 5-vjeçare, në mënyrë specifike parashikon që pala turke të ofrojë trajtim pa pagesë për 100 pacientë nga Kosova në vit në këtë shtet, të cilët nuk mund të trajtohen në spitalet e Kosovës.
Â