English

Kuvendi i ri i Shqipërisë, nis votimi për kryetaren e propozuar Jozefina Topalli

Tiranë, 8 shtator NOA UPDATE-Kuvendi i ri i Shqipërisë në seancën e dytë të tij po voton për kryetarin e rij të tij, i cili do të drejtojë punimet në 4 vitet e ardhshme.

Sipas procedurës, Â 15 deputetë të PD-së paraqitën sot me shkrim në sekretarinë e përkohshme të kuvendit, propozimin e tyre për Jozefina Topallin si kryetare e Kuvendit.

Votimi po zhvillohet i fshehtë dhe të gjithë deputetët në sallë të cilëve po u thirret emri po i drejtohen kutisë së votimit.

Votimi drejtohet nga një komisioni votimi i përbërë nga 5 deputetë.

Më tej drejtuesi i seancës pritet të thërrasë kryetarin e zgjedhur me votë për t'u ulur në karrigen e tij.

Seanca e radhës pritet të thirret kur kabineti i ri të dalë me dekretet përkatëse nga presidenti i Republikës, i cili do të ngarkojë kryeministrin në detyrë Sali Berisha për formimin e qeverisë së re.

KOMENTE