Tiranë, 8 shtator, NOA - Paraditen e sotme është mbledhur Komisioni parlamentar i Mandateve, i cili ka bërë verifikimin e mandateve të deputetëve.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA pranë Kuvendit, ditën e nesërme pritet të bëhet betimi i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.
Bëhet fjalë për legjislaturën e XVIII, anëtarë të së cilës do të jenë 140 deputetët që u zgjodhën nga procesi i 28 qershorit.
Shumica e tyre për herë të parë janë ulur dje në sallën e Kuvendit, pasi kanë përfituar mandatin e tyre të parë.
n.e/NOA