English

Mblidhet Kuvendi i ri, betohen deputetët e mandatuar

Tiranë, 8 shtator NOA UPDATE-Kuvendi i ri i Shqipërisë nisi sot pasdite seancën e tij të dytë.

Komisioni i verifikimit të mandateve ka përfunduar punën e tij për të cilin u ngrit një ditë më pare.

Në bazë të rregullores së Kuvendit seanca ka nisur me leximin e formulës së betimit Fatos Beja, si deputeti më i vjetër në sallë, më pas është bërë dhe betimi i deputetëve të tjerë.

Beja ka thirrur edhe emrat e deputetëve socialistë që mungojnë edhe në seancën e dytë në të cilën kryhet betimi, por në bazë të rregullores ata betohen në seancën më të parë që marrin pjesë.

Pas kësaj ceremonie, ka nisur procedimi për zgjedhjen e kreut të Kuvendit.

Rreth 15 deputetë të PD-së kanë paraqitur me shkrim propozimin e tyre për Jozefina Topallin si kryetare e Kuvendit.

Në emër të tyre, deputeti Astrit Patozi ka deklaruar publikisht emrin e Jozefina Topallit si kryetare të Parlamentit.

Kryetari i Kuvendit zgjidhet me votim të fshehtë me shumicën e votave në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve.

Votimi do të drejtohet nga një komisioni votimi i përbërë nga 5 deputetë.

Më tej drejtuesi i seancës pritet të thërrasë kryetarin e zgjedhur me votë për t'u ulur në karrigen e tij.

Â

Â

KOMENTE