Berat, 8 shtator NOA - Po lahej në lumë bashkë me shokët, por rrjedha e ujit e mori atë me vete duke i shkaktuar dhe vdekjen.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot në mesditë kur 7-vjeçari Kozma Nako është mbytur në lumin Osum pranë Urës Vajgurore në Berat.
Mësohet se vogëlushi kishte shkuar në lumë bashkë me disa moshatarë të tij, por rrjedhja e lumit kishte marrë atë me vete duke e mbytur disa metra me tej.
Shokët e të miturit njoftuan menjëherë policinë e cila mbërriti pranë vendit të ngjarjes, ndërsa pranë bregut të lumit mbërritën edhe shumë banorë të zonës për të gjetur 7-vjeçarin.
Pas rreth më shumë se 2 orë kërkimesh, policia bëri të mundur gjetjen e trupit të pa jetë të djalit 7-vjeçar.
Policia bëri të ditur se po heton shkaqet e kësaj ngjarjeje.
k.k/NOA