English

Mediu në qeverinë e re, gazetarë e analistë peticion për largimin e tij

Tiranë, 8 shtator NOA-Konfirmimi i kreut të PR, Fatmir Mediu në kabinetin e ri të kryeministrit Berisha, ka ngjallur jo pak debate në rrethet e ndryshme shoqërore e politike të vendit.

Së fundmi, kanë qenë gazetarët e analistët e shtypit të shkruar e viziv të cilët e cilësojnë pa sens morali vendimin e kryeministrit për ta përfshirë ish ministrin e Mbrojtjes sërish në qeverinë e tij.

Ata kanë firmosur një peticion ku kërkojnë largimin e tij nga qeveria e re deri në përfundim të çështjes për të cilën akuzohet, tragjedia e Gërdecit.

Ndiqni më poshtë të plotë deklaratën e sotme të nismëtarëve të peticionit:

Ne një grup gazetarësh dhe analistësh të medias, shohim me shqetësim qytetar mundësinë e përfshirjes së ish- ministrit të Mbrojtjes dhe kryetarit të partisë Republikane Fatmir Mediu në kabinetin e ri Berisha.

Siç është e mirënjëhur për publikun e gjerë, zoti Mediu është në një proces gjyqësor lidhur me tragjedinë e Gerdecit, e cila mori 26 jetë të pafajshme njerëzish dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve, pa llogaritur këtu shkatërrimet materiale.

Drejtësia shqiptare po heton dhe gjykon mbi përgjegjësinë e ish- ministrit të mbrojtjes.

Edhe pse në demokraci parimi i prezumimit të pafajësisë është e drejtë e çdo qyetari, përfshi këtu kjo dhe për zotin Mediu, duke gjykuar natyrën thellësisht politike të institucionit të qeverisë së të gjithë shqiptarëve, ne gjykojmë që prania në kabinetin Berisha e zotit Mediu, paraqet një problem të rëndë moral dhe politik.

Deri në përfundim të procesit gjyqësor, që po heton mbi përgjegjësinë e zotit Mediu, në tragjedinë e Gerdecit dhe zyrtarëve të tjerë, ne gjykojmë se qëndrimi jashtë kabinetit ministror i tij është minimumi i mundshëm që shoqëria shqiptare të jetë e qetë se kemi të bëjmë me një një qeveri të përgjegjshme dhe me një sens normal moraliteti.

Duke mbajtur jashtë kabinetit zotin Mediu, përtej përfaqësimit të tij politik apo mandatit që i ka dhënë partia e e vet, për ta përfaqësuar në qeveri, kryeministri Sali Berisha do të demonstronte një përgjegjësi politike dhe publike kundrejt kësaj ngjarjeje, në përputhje me angazhimet që ai ka marrë publikisht për t'i shkuar kësaj tragjedie deri në fund lidhur me përgjegjësitë e gjithsecilit, kushdo qofshin ata.

Â

Nismëtarët

Â

Blendi Kajsiu

Henri Cili

Mentor Nazarko

Mustafa Nano

Skender Minxhozi

Andi Bushati

Alfred Peza

Eni Vasili

Rudina Xhunga

Lorenc Vangjeli

Â

ky peticion është i hapur për nënshkrime të tjera

KOMENTE