English

Moskë, ende në fuqi moratoriumi mbi ekzekutimet

Moskë, 8 shtator NOA-Kremlini ka deklaruar sot se do të vazhdojë moratoriumin mbi dënimin me vdekje.

Zëdhënësja e presidentit rus Dmitri Medvedev, tha se as aministrata presidenciale e as gjyqësori rus nuk po e shqyrtojnë fundin e moratoriumit.

Komentet vijnë si reagim ndaj një raporti të edicionit rus të revistës Njuzuik, në të cilin thuhej se Kremlini po mendon t'i japë fund moratoriumit.

Rusia është zotuar se do të heqë dënimin me vdekje në kohën kur iu pat bashkuar Këshillit të Evropës më 1996, dhe që nga ajo kohë ka në fuqi moratoriumin mbi ekzekutimet.

KOMENTE