Tiranë, 8 shtator NOA - Një 56-vjeçar ka mundur të sigurojë pension të parakohshëm prej 10 vjetësh falë dokumenteve false, gjë për të cilën tashmë ndodhen nën hetim.
Oficerët e korrupsionit i dërguan materialet në Prokurori, në gjendje të lirë, për veprën penale të vjedhjes me anë "mashtrimit' në ngarkim të Xhavit K., lindur dhe banues në Dibër. Burime nga policia thanë se ndaj tij ka bërë kallëzim DRSSH, e cila ka deklaruar se 56-vjeçari ka falsifikuar dokumente zyrtare, duke përfituar pension, në mënyrë të paligjshme, prej 10 vitesh. Materialet u dërguan në Prokurori dhe për punonjësit e Sigurimeve Shoqërore, për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës".
k.k/NOA