Tiranë, 8 shtator, NOA - Sot do të zhvillohet seanca e dytë e legjislaturës XVIII, gjatë së cilët pritet të betohen deputetët e rinj të Kuvendit.
Por nga një nimë e tillë parlamentare pritet që të privohen depuetët e grupit parlamentar socialist, të cilët ashtu siç edhe kanë paralajmëruar nuk do të jenë të pranishëm gjatë seancave parlamentare.
Kjo pasi sipas tyre, duhet që më parë të plotësohet paketa e kushteve që ata kanë vendosur, kryesisht, e cila ka të bëjë me atë të hetimit parlamentar mbi manipulimet që pretendojnë se kanë kryer në procesin e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Në fakt, grupi parlamentar socialist, nuk ishte i pranishëm as në seancën e djeshme parlamentare, e cila ishte e para për legjislaturën e XVIII. Madje në atë seancë nuk ishin të pranishëm as 3-4 deputetë socialistë, të cilët do të paraqisnin zyrtarisht në Kuvend përmes një dosjeje përkatëse, dosjen përkatëse me pretendimet që kanë mbi zgjedhjet e 28 qershorit.
n.e/NOA