English

Tërmeti, ende tronditje. Paniku, banorët fjetën nën qiell të hapur

Tiranë, 8 shtator, NOA - Tërmeti që goditi dje vendin, me epiqendër rrethin e Dibrës ka vazhduar të shënojë lëkundje edhe gjatë orëve të natës, arsye kjo për të cilën banorët e komunave të goditura më tepër janë ndjerë të pasigurt dhe kanë vendosur ta kalojnë natën në qiell të hapur.

Sipas të dhënave paraprake të sizmiologëve, lëkundje të tjera tërmeti vazhdojnë të trondisin zonën e prekur më shumë prej tij, si komunat Gjoricë apo Shupenzë të rrethit të Dibrës. Pikërisht, në këto zona pati edhe më shumë dëmtime materiale, ku të dhënat tregojnë konkretisht se nga tërmeti, në fshatin Gjoricë u dëmtuan mbi 150 shtëpi ndërkohë

që në Shupenzë numri i shtëpive të dëmtuara është edhe më i lartë.

Pas mbledhjes së parë të Shtabit të Emergjencës në Prefekturën e Dibrës, zhvilluar dje në mesditë, paraprakisht rezulton se të paktën 166 shtëpi në rang qarku janë të pabanuara dhe 2 500 të dëmtuara.

n.e/NOA

KOMENTE