English

Tiranë, 6-vjeçarja goditet nga një makinë, rëndë në spital

Tiranë, 8 shtator NOA - Një vajzë 6-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ndodhi sot në Tiranë, kur vogëlushja me iniciale J.S, po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës por u godit nga një makinë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë hetuesit e aksidenteve për të zbardhur rrethanat ndërsa vajza u transportua në Spitalin ushtarak nga ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Burime nga policia thanë se është shoqëruar Dorian Nezifi, drejtuesi i mjetit tip "Benz" me targe "TR 0155 J" që goditi të 6-vjeçaren.

Ai u dërgua në qeli deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

k.k.NOA

KOMENTE